×
  • Sport
  • Sport

    Albion Rrahmani ftohet nga Kosova për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë

    Reporteri
    11 Qershor 2023 | 16:23

    Albion Rrahmani është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot se përzgjedhësi, Alain Giresse, e ka ftuar sulmuesin e Ballkanit, shkruan Gazeta Express.

    Sipas njoftimit, Rrahamani do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

    22-vjeçari në sezonin e fundit në Superligë ishte golashënuesi më i mirë.

    Ai sezonin 2022/23 e mbylli me 20 gola.

    Albion Rrahmani ka qenë pjesë e “Dardanëve” edhe në grumbullimin e muajit mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!