Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah raportohet se ka dhuruar 3 milionë euro për një spital të kancerit në Cairo, pasi një incident terrorist vrau 20 persona.
Sipas Liverpool Echo, 47 persona të tjerë janë lënduar rëndë gjatë eksplodimit të dielën, kur një makinë përplasi tri vetura tjera me një shpejtësi të madhe jashtë spitalit, shkruan Reporteri.net
Menjëherë pas incidentit, Salah bëri një postim në twitter për t’iu përgjigjur atyre:
“Mbështetja ime e plotë dhe ngushëllimet tek familjet e viktimave dhe viktimat e eksplodimit në institutin e Onkologjisë”, ka shkruar egjiptiani.
Më herët këtë javë, presidenti i Univesitetit të Cairos, Dr. Mohamed Osman Elkhosht kishte sugjeruar që Salahi përcolli statusin e tij dhe dhuroi 3 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e institutit.
“Tashmë dihet mjaft mirë se Salah dhuron shumë para për njerëzit me nevojë në fshatin e tij. Gjithçka shkon përmes babait të tij, i cili di se çfarë të bëjë”, ka thënë Inas Mazhar për BBC Sport./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.