AC Milan e zbuloi në faqen e vet zyrtare në “Facebook” emëroren e 24 futbollistëve me të cilët do të zbarkojë të shtunën në Kosovë për miqësoren ndaj Feronikelit, e cila zhvillohet nesër mbrëma nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mirëpo, derisa shqiptarët filluan përmes komenteve t’i urojnë mirëseardhje gjigantit evropian në Kosovë, njëkohësisht ndërhynë edhe tifozë serbë të klubit italian, të cilës vazhdojnë t’i shprehin mirëseardhje Milanit në “Serbi”, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë.
Kjo veç çka i ka shtyrë shqiptarët t’i shtojnë komentet duke vendosur flamuj të Kosovës e Shqipërisë dhe duke iu referuar Kosovës si një shteti të ri. Por, ka pasur edhe nga ata shqiptarë që Kosovës i janë referuar si “Shqipëri Veriore”, duke e konsideruar Kosovën si pjesë e Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.