Eden Hazard edhe zyrtarisht ka vendosur që ta bartë fanellën me numrin ikonik 7 në skuadrën e re të Real Madridit.
Belgu deri më tani kishte zhvilluar disa ndeshje duke bartur fanellën me numër 50, por sot i ka thënë lamtumirë atij numri, shkruan Reporteri.net
Ai do ta bartë fanellën me numrin ikonik 7, numër ky të cilën e kishin djersitur më parë legjenda si Cristiano Ronaldo e Raul Gonzales.
Se a do ta ketë impaktin e njejtë që e patën dy sulmuesit legjendarë, kjo mbetet të shihet ne vazhdim pasi Hazard nuk ka dhuruar shenja të mira të formës së tij.
Megjithatë ai është një talent i padiskutueshëm dhe më e mira pritet të vijë në muajt në vazhdim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.