Kombëtarja e Kosovës ia doli të kalojë në epërsi në ndeshjen ndaj Rumanisë, por VAR-i ka anuluar golin e Edon Zhegrovës.
Zhegrova shënoi në minutën e 69-të për rezultatin 1:0.
Megjithatë, pas rishikimit të rastit me VAR, goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Bersant Celinës, i cili mori pjesë në aksionin e golit.
Kosova po ‘lufton’ kundër Rumanisë në ndeshje kualifikuese për evropianin Euro 2024.
Dy kombëtaret ndajnë grupin edhe me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.