Policia e Kosovës, ka ndaluar një rast të kontrabandimit me kafshë në bjeshkët e Vrellës, në Komunën e Istogut.
Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari në automjet kishte pasur të ngarkuara 21 krerë dele për të cilat nuk ka pasur asnjë dokument dhe të gjitha kanë qenë të pa matrikuluara.
Lidhur me rastin janë njoftuar AVUK dhe dogana, kurse pas procedurave në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.