Mohamed Salah ka shënuar golin e parë në sezonin e ri. Sulmuesi i Liverpoolit dyfishoi epërsinë e “Të Kuqve” në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier Ligë ndaj Norwichit.
Ai shënoi në minutën e 19-të, pas asistimit të Roberto Firminos.
Edicioni i ri i Premier Ligës ka nisur me një autogol.
Grant Hanley i Norwichit shënoi gabimisht në portën e tij për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit vetëm shtatë minuta pas nisjes së sezonit të ri në Premier Ligë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.