×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari i Euronews djersitet gjatë intervistës me Edi Ramën

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 22:09

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e Euronews, Jacke Parrock në rezidencën qeveritare në Dhërmi.


    Nëpërmjet disa postimeve në instastory në Instagram, gazetari Parrock ka zbuluar disa prapaskena përgjatë intervistës.

    Në njërën prej fotove të postuara Parrocke tregon se iphone, me të cilin po bëhej regjistrimi i intervistës ishte nxehur dhe ishte fikur.

    Ai e përshkruan këtë moment si një makth të vërtetë, ndërsa falënderon fotografen Ivana Dervishi, e cila ishte prezente me ta, që e vuri re që iphoni ishte nxehur dhe që i lajmëroi kur telefoni kishte pushuar së regjistruari.

    Por nuk mbaron me kaq.
    Parrock për të treguar se sa stresuese dhe e lodhshme kishte qenë intervista fton ndjekësit e tij të shohin se sa e djersitur është këmisha e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!