×
  • Sport
  • Sport

    Blerand Stavileci zgjedhet kryetar i KB Prishtinës për katër vitet e ardhshme

    Reporteri
    23 Qershor 2023 | 8:43

    Blerand Stavileci është zgjedhur kryetar i Klubit të Basketbollit Prishtina për katër vitet e ardhshme.

    Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit më të trofeshëm të basketbollit në Kosovë.

    Stavileci ishte ushtrues i detyrës së kryetarit, ndërsa tani u zgjodh unanimisht me mandat të plotë.

    “Blerandi, zgjedhet Kryetar i Klubit edhe për 4 vjet. Sonte u mbajt Kuvendi i Punës dhe Zgjedhor i Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina”.

    “Blerand Stavileci, deri më sot si Ushtrues Detyre i Kryetarit, me të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht u zgjodh Kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë”.

    “Blerandi është ish lojtar, kapiten dhe drejtor i klubit. Klubi ynë i ka arritur sukseset më të mëdha gjatë periudhës sa ai ishte kryetar. Nga të gjitha klubet e Kosovës është i vetmi që ka trofe të fituar edhe si kryetar, edhe si drejtor edhe si lojtar”, thuhet në njoftimin zyrtar të KB Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!