Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe një milion banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre pas goditjes së Kinës nga tajfuni Lekima.
Gjashtëmbëdhjetë persona janë deklaruar të zhdukur pas një stuhie që ka përfshirë rajonin, raportuan mediat lokale.
Tajfuni Lekima ishte paralajmëruar se do ta godas Kinën të shtunën me erëra të forta deri në 187 km në orë.
Tajfuni tani ka marrë drejtimin drejt provincës Zheijang dhe pritet të godas Shangain që përbëhet nga një popullsi prej 20 milionë banorëve.
Të gjitha fluturimet dhe shërbimet e metrove janë anuluar derisa qyteti po përgatitet për stuhinë, ku sipas raportimeve mund të ketë vërshime të mëdha. Mijëra persona në Shangai janë paralajmëruar që të nisin përgatitjet për t’u evakuuar.
Lekima është një nga dy tajfunët që gjenden aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor.
Tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.