×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i njohur që ka dhjetëra makina luksoze në garazh, por s’ka patentë

    Reporteri
    24 Qershor 2023 | 18:22

    Jeta e futbollistëve mund të përkufizohet me një fjalë, luks. Shtëpi si në përralla, makina luksoze, famë, para, gjithçka që për këdo mund të jetë një ëndërr.

    I tillë është edhe rasti i 24-vjeçarit Kylian Mbappe, i cili mes të tjerave në garazhin e tij numëron dhjetëra makina super të shtrenjta, mirëpo mund të tingëllojë e çuditshme, por nuk ka patentë. Ai ka një shofer personal dhe në një intervistë për mediat ka rrëfyer arsyen se përse nuk e ka marrë patentën.

    “Po, e di saktësisht se çfarë do të thuash. Ndoshta është një defekt për shkak të suksesit tim të hershëm. Isha plotësisht i fokusuar te futbolli dhe as që kam menduar të marr patentën e shoferit. Ai dokument është sinonim i një lloj autonomie, njeriu ndihet i plotësuar kur drejton një makinë të bukur dhe të shtrenjtë, por unë kam një shofer personal, ndaj nuk e kam parë kurrë patentën e shoferit si prioritet në jetë”, tha Mbappe.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!