Enver Hoxhaj ka thënë se politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e Qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.
Hoxhaj ka thënë se mbështetja e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën u zëvendësuar me përkrahjen e Kryetarit të një komunë evropiane.
Sipas tij kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur.
“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane! Kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.