×
  • Sport
  • Sport

    Caktohet data për fillimin e sezonit të ri në Serie A

    Reporteri
    27 Qershor 2023 | 11:03

    Tashmë është zyrtare që sezoni 2023/24 i Serisë A do të fillojë në fundjavën e 20 gushtit dhe do të përfundojë më 26 maj.

    FIGC dhe Lega Serie A konfirmuan datat për sezonin e ardhshëm në një takim të sotëm.

    Java hapëse e sezonit të ri në elitën e futbollit italian do të luhet më 20 gusht, kurse më 26 maj 2024 do të mbyllet.

    Finalja e Kupës së Italisë është caktuar gjithashtu paraprakisht për më 15 maj 2024, përsëri në “Olimpico” të Romës.

    Sezoni i Serie B fillon do të fillojë më 19 gusht dhe do të përfundojë më 10 maj 2024.

    Ndërkaq, sezoni në Serie C u bë i ditur se do të fillojë më 27 gusht dhe do të përfundojë më 28 prill 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!