Tragjedi në botën e motorëve. Një pilot i ri holandez ka humbur jetën në garën rajonale evropiane të Formula 3, që u zhvillua në pistën belge të Spa-Francorchamps.
Dilano van ‘t Hoff u përplas me një tjetër makinë dhe mbeti në mes të pistës. Nga reshjet e dendura të shiut, shikueshmëria për pilotët e tjerë ishte shumë e ulët, kështu që njëri prej tyre e goditi makinën e holandezit me shpëjtësi maksimale.
Personeli i ndihmës së shpejtë e nxori pa ndjenja nga makina pilotin holandez, i cili u dërgua në qendrën mjekësore të pistës e më pas me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit të rëndë.
Dinamika e aksidentit të kujton shumë atë të vitit 2019, kur humbi jetën francezi Anthoine Hubert, i cili garonte në Formula 2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.