×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperaturat prekën 37 gradë në Kosovë, por shiu vjen shpejt

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 15:59

    Vala e të nxehtit e ardhur nga Afrika veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë deri ditën e martë.


    Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin tonë nga Italia, që ditën e mërkurë do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Prishtina Weather, të hënën e të martën do të jetë shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell, ndërkaq të merkurën do të ketë diell por edhe shi.

    Temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 17C deri në 19C, e më pas do të zbresin edhe deri në 14C, ndërsa maksimalet në fillim të javës do të vazhdojnë të rriten në 35C deri 36C, e vende-vende edhe deri në 37C, ndërsa ditën e enjte do të zbresin deri në 25C.

    Ndryshe, ditët e fundit temperaturat kanë prekur shkallë të larta, duke bërë që të kërkohet kujdes nga personat në moshë dhe të ndjeshëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!