×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh veç në Kosovë: Gruaja e rrah burrin për Bajram në Pejë

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 20:36

    Sot rreth orës 12:00 në Pejë, një sinjalizues ka hasur në një ngjarje të pazakontë, përkatësisht te rreth-rrotullimi afër ish-Kombinatit të Drurit, raporton Sinjali.


    Një veturë e tipit ‘Mercedes Benz A class’, ishte ndalur nga Policia për shkak se gruaja kishte sulmuar burrin e saj. Sinjalizuesi kishte vërejtur se burri ishte i përgjakur dhe i njëjti ishte marre nga Policia për t’u dërguar për trajtim mjekësor.

    Kjo ngjarje është pritur me emocione të ndryshme pasi zakonisht ndodh që burri ushtron dhunë fizikë në gruan.

    Mirëpo kësaj radhe si duket burri kishte hasur në ‘hundëlesh’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!