Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të rritet kujdesi i shoferëve në komunikacion.
Kosova ka pasur shifra të tmerrshme të aksidenteve viteve të fundit.
“Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari i vitit 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
“Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore. Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.