×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti drejt Brazilit, Reali gjen zëvendësuesin e tij

    Reporteri
    10 Korrik 2023 | 9:27

    Real Madridi ka përzgjedur pasardhësin e Carlo Ancelottit.

    Trajneri italian do të largohet nga “Los Blancos” verën tjetër, për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit.

    Pa humbur kohë, madrilenët kanë zgjedhur, Xabi Alonson, si trajnerin e tyre të ri.

    Ish-futbollisti i Realit aktualisht është trajner i Bayer Leverkusenit, ku i ecën punët mjaft mirë në sezonin e tij të parë në Bundesligë.

    Sipas raportimeve, bordi i klubit madrilen unanimisht është pro emërimit të Alonsos në krye të ekipit që nga sezoni 2024/25.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!