×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesticidi i ndaluar në tregun e Shqipërisë vjen nga Serbia dhe Greqia

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 0:03

    Sunfire 240 SC, ky insekticid i rrezikshëm është i ndaluara të përdoret në Shqipëri, pasi nuk është pjesë e listës së mbrojtjes së bimëve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila duhet të jetë e njëjtë me atë të Bashkimit Evropian.


    Pavarësisht kësaj, Sunfire përdoret gjerësisht nga fermerët për të luftuar tutën absolute ose krimbin e bardhë.

    Burime për Top Channel bëjnë të ditur se ky helm i rrezikshëm në Shqipëri hyn kontrabandë nga Serbia dhe Greqia.

    Si rregull për të eliminuar insektet e serave dhe fushave, fermeri duhet të përdorë luftën e integruar që është spërkatja e bimës me insekticide të lejuara.

    Nëse do të respektohet sasia e spërkatjes dhe shpërbërja e helmit, atëherë ushqimi do të jetë i shëndetshëm.

    Përdorimi i Sunfires në bujqësi mund të shfarosë krimbin e bardhë nga bima, por ky helm i rrezikshëm nuk shpërbehet nga fruta-perimet dhe destinacioni final është organizmi ynë.

    Duke përdorur ilaçe të pakontrolluara fermerët tanë arrijnë të kontaminojnë me helme të rrezikshme edhe tokën, për pasojë kultura bujqësore e radhës e kultivuar në një tokë të droguar nuk do të jetë cilësore.

    Është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ai që duhet të kujdeset se çfarë hamë ne, po ky institucion kontrollet e tij së pari duhet t’i fillojë nga raftet e farmacive bujqësore dhe veterinare, të cilat janë të mbushura me ilaçe vdekjeprurëse.

    Tregtimi i helmeve të rrezikshme mund të sjellë të mira materiale për një grup të vogël individësh, por shkakton pasoja serioze në shëndetin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!