Hugh Edwards është prezantuesi i BBC-së që e ka paguar një adoleshent për fotot seksuale për të cilat të gjitha mediat botërore raportuan javën e kaluar.
Me këtë rast, identitetin e tij e ka treguar gruaja e tij, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj “vuan nga probleme serioze mendore” dhe se tani po “merr kujdes spitalor, me të cilin do të qëndrojë në përputhje deri në njoftimin e dytë”, transmeton BBC.
Bashkëshortja e tij, Vicky Flind, tha se tani, pas gjithçkaje, ajo po kërkon privatësi për familjen e saj në mënyrë që të vazhdojë të përballet me situatën. Në një deklaratë që Field ka dhënë për agjencinë e lajmeve PA, thuhet se ajo po flet për gjithçka pas pesë ditëve jashtëzakonisht të vështira në të cilat u gjend familja e saj.
Sipas faqes së internetit të BBC, Hugh Edwards 61 vjeç ka punuar për katër dekada, dy prej tyre si prezantues kryesor i lajmeve qendrore të BBC-së në orën dhjetë. Sipas tyre, ai i komunikoi britanikëve shumë lajme kyçe dhe të rëndësishme, duke përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, dasmën e Princit William dhe Kate, Princit Harry dhe Meghan, Jubileun e Diamantit dhe Platinit të Mbretëreshës, inaugurimin e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama dhe vdekjen e Nelson Mandelës./Euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.