×
  • Lajme
  • Lajme

    ALSAT M: Lirohet Tomorr Morina

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 14:19

    Alsat mëson se është marrë vendimi për lirimin e Tomorr Morinës, i arrestuar në Maqedoni në bazë të një fletarresti nga Serbia përmes Interpolit.


    Kujtojmë se Morina ishte arrestuar me 24 korrik, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë te Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla.

    Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.

    Ndërkaq në Gjakovë u organizua protestë kundër arrestimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!