Ish-mesfushori i Serbisë në futboll, Dejan Stankoviq ndodhet në veri të Kosovës.
Fituesi i Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2010, aktualisht ndodhet në veri të Kosovës, gjegjësisht Leposaviq, për një turne tradicional futbolli, shkruan Kurir.rs.
Stankovic ndodhet në Leposaviq për turneun e fëmijëve në futboll, që është edicioni i 47-të i turneut “Miqësia 2019”, dhe ku bëjnë pjesë 50 ekipe në pesë kategori.
Këto ekipe janë nga Graqanica, Priluzje, Plemetini, Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku si dhe ekipet e Novi Pazarit, Baljevac dhe Rudnicës.Stankovici në këtë event ishte i ftuari special, ku Kosovës iu referua si “Kosova e Metohija”.“E kam pranuar këtë ftesë me kënaqësi të madhe.
Po qëndroja në Kopaonik ku po mbahet edicioni i dytë i kampit tim të futbollit, Deki5, dhe e shfrytëzova mundësinë që të vij këtu”.
“E di se sa shumë ky lloj suporti do të thotë për njerëzit tanë në Kosovë e Metohijë, kështu që kjo është më e pakta se çka munda të bëj. Kaluam shumë mirë dhe isha i kënaqur me faktin që pashë kaq shumë pjesëmarrës”, ka thënë Stankovici.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.