Rusia ende nuk ka treguar nëse do të prishë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi pasi marrëveshja do të përfundojë sot.
Moska ka kërcënuar që nga zgjatja e fundit e saj në qershor se nuk do të rinovojë marrëveshjen, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit ukrainas, thelbësor për ushqimin në disa nga rajonet më të varfra të botës.
Që nga mbrëmë, marrëveshja nuk u zgjat, por dy burime të OKB-së i thanë agjencisë ruse të lajmeve TASS se “gjithçka është e mundur”.
“Ne presim qëndrimin e Moskës”, citoi TASS të ketë thënë një nga burimet.
Ankesat e Rusisë përqendrohen rreth kërkesave që të hiqen pengesat për eksportet e saj të drithërave dhe plehrave, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.
Ukraina është ndër eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, me afro 33 milionë tonë metrikë misër, grurë dhe drithëra të tjera të eksportuara sipas marrëveshjes.
Kjo marrëveshje ka ulur çmimet e ushqimeve me më shumë se 20% globalisht, sipas OKB-së.
Anija e fundit u largua nga Ukraina sipas marrëveshjes dje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.