×
  • Lajme
  • Botë / Pamje

    Inteligjenca ukrainase pas shpërthimeve: Ura e Krimesë është ndërtim i panevojshëm

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 9:25

    Andrij Yusov, zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, refuzoi të komentojë mbi shpërthimet në urën e Krimesë këtë mëngjes.

    “Mund të citoj vetëm drejtorin e shërbimit të inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov, i cili tha se ura e Krimesë është një ndërtim i panevojshëm”, shtoi Yusov, transmeton Telegrafi.

    Ura e Krimesë, një linjë kryesore e furnizimit për forcat ruse në Ukrainë, u dëmtua mëngjesin e sotëm në një situatë “të jashtëzakonshme” që vrau dy persona dhe plagosi një fëmijë, thanë zyrtarët rusë dhe mediat ukrainase raportuan shpërthime në urë.

    Trafiku u ndal në një urë që Rusia e ndërtoi për të lidhur territorin e saj me gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e kapi në vitin 2014, thanë zyrtarët rusë.

    Videoja e Reuters tregon urën pa trafik, kurse deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime mbi urë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!