×
  • Lajme
  • Botë

    Trump thotë se pret të paditet në rastin për trazirat në Kongres

    Reporteri
    18 Korrik 2023 | 20:16
    Donald Trump, Ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet nga autoritetet për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan, dhe përpjekjet për t’i sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

    Në një postim në rrjetet sociale, ai ka thënë se është informuar nga prokurori special Jack Smith, në mbrëmjen e së dielës, se ai është në shënjestër të hetimeve.

    Mes tjerash, Trump e ka përmendur se i është thënë të raportojë para një jurie të madhe “që pothuajse gjithmonë nënkupton arrestim apo padi”.

    Smith nuk u është përgjigjur kërkesave të mediave për koment.

    Nëse konfirmohet, ajo do të jetë padia e tretë për Trumpin lidhur me shkeljet e supozuara penale, përfshirë atyre edhe akuzat e ekipit të Smithit se ish-presidenti nuk i ka menaxhuar mirë dokumentet e klasifikuara.

    Trump është akuzuar edhe në Nju Jork për falsifikim të dokumenteve biznesore më 2016, kur e ka bërë një pagesë për të blerë heshtjen e një ylli të pornografisë.

    Smith është emëruar prokuror special pak pasi Trump ka konfirmuar se e synon edhe një mandat presidencial në SHBA.

    Ekipi i Smithit ka kryer intervista me dhjetëra zyrtarë dhe këshilltarë të administratës Trump, përfshirë ish-nënpresidentin Mike Pence dhe avokatin e Trumpit, Rudy Giuliani.

    Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden – dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!