×
  • Lajme
  • Lajme / Kaloi në Kuvend javën e kaluar

    Katër problemet e miratimit të pagës minimale sipas Avdullah Hotit

    Reporteri
    20 Korrik 2023 | 11:26
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar për katër problemet e pagës minimale, që u miratua javën e kaluar në Kuvend.

    Problemi i parë, Hoti thotë se është se nuk është përfillur procedura ligjore për caktimin e pagës minimale.

    Hoti thotë se problemi i dytë është se nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, që bazohet në koston e jetesës.

    Hoti ka shkruar se problmi i tretë është fakti se janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës.

    Ndërsa, problemi i katërt sipas Hotit është se niveli i pagës minimale është caktuar para inflacionit që ka goditur vendin.

    Postimi i plotë:

    Katër problemet e pagës minimale, që u miratua javën e kaluar me ligj:

    1. Nuk është përfillur procedura ligjore për caktimin e pagës minimale, pasi nuk ka pasur dakordim mes partnerëve socialë (qeverisë, bizneseve dhe sindikatave);

    2. Nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila formulë bazohet në koston e jetesës;

    3. Janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale;

    4. Niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!