Para pak minutash ka përfunduar takimi mes kryetarit të Vetevendosjes,Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, i cili është zhvilluar sot në një restorant në Prishtinë.
Kurti e Mustafa, janë larguar nga restoranti nga dalja e parkingut pa u prononcuar për media.
Mediat nuk ishin lejuar as të futen në restorant deri sa zhvillohej takimi.
Ende nuk dihet nëse dy liderët e partive kanë bërë ndonjë marrëveshje.
Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.
Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.
Kujtojmë, se gjatë vitit 2016, Albin Kurti nuk kishte fjalë të mira për Mustafën, i cili në atë kohë ishte kryeministër i vendit. Ai në disa raste është shprehur se nuk ka aspak respekt për të. Madje, në një intervistë në një nga televizonet tona, Kurti kishte shkuar edhe më tej duke e quajtur Mustafën “qyqan”.