Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleskii Reznikov e shikon samitin e NATO-s të vitit të ardhshëm si një kohë të mundshme që Ukraina të pranohet në aleancë.
Reznikov vuri në dukje se samiti i korrikut të ardhshëm në Uashington, DC, do të jetë 75 vjetori i aleancës.
“Kush e di, ndoshta do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Ukrainën”, tha Reznikov për CNN. “Ky është vetëm parashikimi im.”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s kanë thënë se është e pamundur të pranohet Ukraina tani për shkak të luftës së vazhdueshme. Neni 5 i aleancës thotë se aleatët do t’i vijnë në ndihmë një anëtari nëse sulmohet.
Reznikov pranoi se Ukraina do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën vetëm pasi të përfundojë lufta, duke iu referuar Nenit 5 dhe duke thënë se “ne nuk kemi mundësi për të pasur një votim unanim” ndërsa konflikti është në vazhdim./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.