Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje të urdhrit policor për t’u larguar nga një protestë për klimën në qytetin e Malmos, muajin e kaluar.
Aktivistja suedeze për klimën është deklaruar e pafajshme.
“Veprimet e mia janë të justifikueshme”, i ka thënë ajo gjykatës, sipas gazetës Sydsvenskan.
Ajo ka qenë pjesë e një grupi të protestuesve që e kanë bllokuar një rrugë për kamionët e ngarkuar me naftë.
Thunberg është akuzuar për mosbindje kur policia i ka dhënë urdhër.
“Unë besoj që jemi në një urgjencë që kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën”, ka thënë ajo para gjykatës, duke shtuar se “numër pafund i njerëzve”, janë në rrezik./Euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.