×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Kosovari zihet në flagrancë, po vidhte targat e makinave të turistëve në Durrës për t’ua shitur kriminelëve

    Reporteri
    26 Korrik 2023 | 17:46

    Një 57-vjeçar nga Kosova ka vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky person tashmë i arrestuar i vidhte targat për t’ua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

    Njoftimi i policisë:

    Vodhi targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, identifikohet, kapet dhe arrestohet 57-vjeçari. Nga Kosova në Durrës, duke ushtruar veprimtarinë kriminale të vjedhjes së targave të automjeteve të turistëve, dyshohet për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës, në pranga 57-vjeçari.

    57-vjeçari nga Kosova kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale targat e vjedhura në 6 automjete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të disa shtetasve të huaj të cilët kishin ardhur si turistë në Durrës dhe u kishin vjedhur target e automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!