×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Trafikuesit të drogës i sekuestrohen 20 milionë euro pasuri

    Reporteri
    27 Korrik 2023 | 14:50

    Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar 20 milionë euro pasuri të Ndues Gjergjit dhe familjarëve të tij.

    Akuza që rëndon është ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    “Ky shtetas, është pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.,” – thuhet një njoftimin e Prokurorisë.

    Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!