Çdo natë, disa të rinj, shesin misra të pjekur në qytetin e Pejës. Asnjëri nga ta nuk është nga Komuna e Pejës, as nga qyteti, e as nga ndonjë fshat afër.
Ata vijnë çdo ditë nga Lipjani, duke udhëtuar dy orë gjatë rrugës.
“Nisemi kah ora 4 qashtu. Valla qat’herë po lodhemi pak, se shumë nxehtë. Plot vetë në kombi mbas, e nuk po kemi mundësi as me e ajrosë. Qajo po na mundon, rruga kur po vijmë”, tregon njëri shitës.
Prej orës 6 fillojnë punën. Shesin e fitojnë për gjashtë-shtatë orë, dhe kthehen në vendin e tyre.
Rreth orës 1 të mëngjesit, mblidhen në të njëjtin automjet, në pjesën e prapme.
“Kur kthehemi e kemi më të lehtë. Edhe pse udhëtimi o i njëjtë, tash flejmë. Natën edhe nuk o nxehtë. Lodhja o ma e vogël”, përfundon ai.
Puna e tyre zgjatë dy muaj, korrik-gusht, ku nga fitimet mbajnë familjet e tyre.
Është një nga shembujt e shumtë, që të fitosh bukën e gojës nuk është aspak e lehtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.