Të paktën 10 persona u plagosën kur autobusi turistik me të cilin po udhëtonin doli nga një rrugë fshati dhe u përmbys në rajonin Asturias të Spanjës veriperëndimore.
Gjithsej 49 persona ishin në bordin e autobusit, duke përfshirë disa fëmijë, sipas raporteve të mediave spanjolle.
Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët. Dy gra, të cilat kanë mbetur të plagosur rëndë, janë transportuar me helikopter në spital. Gjithsej shtatë persona janë ende të shtruar në spital.
Kombësia e turistëve nuk është bërë e ditur deri më tani.
Autobusi turistik i përket kompanisë ALSA dhe ishte nisur nga qyteti i Covadonga për një ekskursion në parkun kombëtar Picos de Europa (Majat e Evropës). /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.