×
  • Lajme
  • Botë / Bojkotim

    Hungaria shtyn anëtarësimin e Suedisë në NATO

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 20:27

    Deputetët e partisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban bojkotuan një mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit që partitë opozitare e kishin thirrur për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

    Seanca legjislative u shty të hënën pasi anëtarët e partisë në pushtet, të cilët kanë një shumicë prej dy të tretave në Senat, nuk u paraqitën në mbledhje.

    Parlamenti mund të miratojë përfshirjen e Suedisë në aleancën ushtarake në vjeshtë, tha para gazetarëve ministri i Kabinetit, Gergely Gulyas.

    Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar, por Turqia bllokoi procesin e anëtarësimit duke kërkuar që këto vende t’i shpallin organizatat PKK/YPG si terroriste, si dhe ekstradimin e personave të akuzuar për terrorizëm ose përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.

    Megjithatë Turqia hoqi dorë më pas dhe lejoi anëtarësimin e finlandezëve në aleancën më të madhe ushtarake në botë, ku ceremonia zyrtare për pranimin u mbajt më 4 prill të këtij viti në selinë e organizatës në Bruksel. /TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!