Një ish-punonjës i kujdesit për fëmijët është akuzuar për 1623 sulme dhe abuzime seksuale ndaj 91 vajzave të vogla. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga mediat e huaja në Australi.
Sipas policisë, sulmet u zhvilluan në dhjetë qendra të ndryshme të kujdesit ditor midis 2007 dhe 2022 dhe kishin në shënjestër ekskluzivisht “vajzat para pubertetit”
45-vjeçari u akuzua për gjithsej 1623 krime, përfshirë 136 përdhunime dhe 110 marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën dhjetë vjeç.
Detektivët kanë ekzaminuar përmbajtjen e telefonit të tij dhe besojnë se kanë identifikuar të gjitha viktimat e supozuara. Burri kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme për të punuar me fëmijët në Australi./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.