×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna nga Prishtina braktisë fëmijët e saj, në polici thotë se nuk i dëshiron më

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 13:11

    Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në Prishtinë ku një nënë ka braktisur fëmijët e saj. Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj.


    Kështu ajo kishte telefonuar Policinë e Kosovës duke iu thënë së nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët.

    Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se më vendim të prokurorit, fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt.

    “Është raportuar se dyshuara femër K/Shqiptare, ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar”, bëhet e ditur në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!