×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike: Rrëzohet krani në Gjermani, vdes një mitrovicas

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 14:16

    Një incident gjatë punës ka marrë jetën e Rexhep (Nasuf) Kurtit nga fshati Vllahi e Mitrovicës.


    Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një lartësi të madhe, në momentin kur krani është rrëzuar, shkruan Reporteri.net.

    Vdekjen, përveç Rexhepit, e ka gjetur edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në koma dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Vlen të theksohet se vetëm Rexhepi ishte shqiptar.

    Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e ngushtë. Reporteri.net ka konfirmuar rastin edhe  nga familjarë të ngushtë.

    Ndërkohë, qytetarë të Mitrovicë kanë nisur të shprehin ngushëllime në faqet sociale të këtij qyteti.

    Ndryshe, Rexhepi nuk është njeriu i parë që humb jetën duke punuar jashtë vendit. Kështu ka ngjarë edhe me disa persona të tjerë, të cilët kishin dalë nga Kosova për të siguruar kafshatën e gojës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!