Nicolo Zaniolo do t’i qëndrojë besnik Romës edhe për shumë vite të tjera.
Talenti italian ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën nga kryeqyteti, shkruan Reporteri.net.
Numri 22 do të jetë lojtar i Romës deri më 30 qershor të vitit 2024. Por, ai edhe më herët ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë me Giallorosët.
Talenti i jashtëzakonshëm italian ka shkëlqyer në vitin e tij te Roma, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Juventus, Paris Saint Germain, Bayern Munich, Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për mesfushorin ofensivë.
Më herët, në një intervistë të dhënë për ‘Football Times’, Zaniolo ia ka premtuar besnikëri Romës.
“Unë nuk jam Totti, por ëndërroj që një ditë të jem aq i mirë sa ai. E vetmja mënyrë që mund ta bëj, është të punoj çdo dit në stërvitje, dhe punën e bërë në stërvitje, ta përcjellësh para tifozëve, në fushën e lojës”, ka deklaruar Zaniolo./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.