Në lidhje me ofendimet ndaj myslimanëve të dy radikalëve, Anton Zefi dhe Luigj Marku të cilët tashmë janë duke u hetuar edhe nga Policia e Shqipërisë, ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj.
Gecaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, dy radikalët i ka quajtur imbecilë ndërsa ka thënë se secili popull e komunitet fetar i ka gomarët e vet
“Toleranca ynë fetare!
Mos të ndërtojmë gabimisht mbi deklarimet e dy imbecilëve si Anton Zefi e Luigj Marku. Secili popull e komunitet fetar ka gomarët e vet. Myslimanë, katolikë e ortodoksë – jemi vllezër të një gjuhe e të një gjaku!”, ka shkruar Gecaj.
lë janë të postuara në Facebook, mirëpo dyshohet se pas raportimit të Insajderi dhe nisjes së hetimeve nga Policia e Shqipërisë, të dy këta radikal kanë mbyllur profilin e tyre në Facebook.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.
“Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë: A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.