×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Në takimet me qytetarë po shohim mobilizim të madh për fitoren e AAK-së

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 9:16

    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka bërë të ditur se kjo parti ka filluar mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.


    Berisha ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj dhe anëtarë të tjerë të partisë, sot janë takuar me strukturat e pesë nëndegëve, me qëllim që të diskutohet për hapat që siç është shprehur ai do të çojnë në fitoren e madhe të AAK-së.

    Berisha ndër të tjera është shprehur se nga takimet e shumta që po zhvillojnë ka disponim të madh të qytetarëve për fitoren e AAK-së, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Së bashku me kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj, deputetin z. Blerim Kuqi, keshilltaret e KM, zo. Albena Reshitaj, z. Muhamet Spahiu, zv.ministrin z. Idriz Selimi; kemi takuar e strukturat e pesë nëndegëve, Samadrexhë, Studençan, Greikoc, Savrovë dhe Mushtishtë.

    Qëllimi i takimeve ishte bashkëbisedimi për mobilizimin e plotē drejt një fitore të madhe të Aleancës.

    U dakorduam të punojmë në rritjen e besimit dhe ta bëjmë më të mirën për vendin tonë.

    Konsistenca politike e AAK-së, vendimet e kryeministrit z.Ramush Haradinaj – kanë qenë jetike për qytetarët dhe shtetin.
    Jemi të interesuar që ta vazhdojmë këtë entuziazëm me besimin e plotë, që të kemi energji dhe gadishmëri për punë në mënyrē që tē përmbyllim shtetēsinē e Kosovës pēr tē kaluar në zhvillimin e saj normal.

    Bashkarisht nxorrëm përfundimin se marrja e përgjegjesisē së udheheqjes së proceseve jetike për vendin e bënë të domosdoshme fitoren e AAK-së.

    https://www.facebook.com/anton.berisha.5/posts/2472314706161432

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!