×
  • Lajme
  • Lajme

    Emocionuese: Tomor Morina u prit si hero në Gjakovë pas lirimit nga burgu

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 9:37

    Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina mbrëmë në vendlindjen e tij në Gjakovë është pritur si hero me daulle dhe dajre.


    Ai dje u lirua nga Shutka në Shkup, pas ndalimit më 24 korrik në vendkalimin kufitar Bllacë, për shkak të kërkimit nga Interpoli, por me kërkesën e bërë nga Beogradi. Gjykata Supreme dhe ajo e shkallës më të ulët vendosi që ta lirojë atë dhe të mos ia dorëzojë Beogradit, për shkak se nuk kishte kushte për një vendim të tillë.

    Morina dje ishte i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij dhe se gjatë mbërritjes në Gjakovë, gjakovarët janë përkujdesur që Tomorin ta befasojnë me daulle e dajre.

    https://www.youtube.com/watch?v=ZyQ7vkDIqHI

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!