×
  • Lajme
  • Lajme

    E la e dashura, gjilanasi në shenjë revolte ia publikon fotot në rrjetet sociale, arrestohet nga Policia

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 10:17

    Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person në Gjilan pasi që në shenjë revolte pas ndarjes kishte postuar disa fotografi të të dashurës në rrjete sociale.


    Personit Policia e Kosovë si ka gjetur edhe një pistoletë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në shenjë revolte për ndarje, përmes rrjeteve sociale kishte postuar disa foto të dashurës së tij viktimës femër K/Shqiptare”.

    “Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4(katër) copë fishek. Pas intervistës me vendim të prokurorit kujdestar , të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!