×
  • Sport
  • Sport

    Ambasadori britanik uron vajzat nga Mitrovica për kualifikim në CHL

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 11:22

    Përderisa ekipet nga Superliga e Kosovës në kategorinë e meshkujve nuk arritën për 3 vite të kualifikohen, atë e bënë vashat nga Mitrovica.


    Klubi i Futbollistik i femrave nga Mitrovica – KFF ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League duke u bërë ekipi i parë në futboll që siguron pjesëmarrjen në këtë rang garash.

    Me këtë sukses të vashave nga Mitrovica është shprehur krenar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka shpërndarë lajmin, O’Connell ka uruar Klubin  Futbollistik të femrave nga Mitrovica për suksesin e arritur.

    Ekipi nga Kosova është në mesin e 32 skuadrave më të mira në Champions League.

    Vashat mitrovicase kanë mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 klubin nga Mali i zi, FK Breznica.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!