×
  • Sport
  • Sport

    Mrika Nikçi, e para në botë që kompleton ngjitjen e 7 majave më të larta në botë

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 13:55

    Kjo është hera e parë që një femër 17 vjeçare në botë kompleton “Seven Summits”, njëherit alpinistët e parë shqiptarë që kalojnë me sukses këtë sfidë, si babë e bijë.


    Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me dt. 15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë, transmeton KultPlus.

    Mrika sapo bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe, në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

    Ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe mbesim me shpresën dhe dëshirën e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga do kemi kontaktin me ta me detaje dhe foto nga maja.

    Lajmin e bënë të ditur dyshja, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!