×
  • Sport
  • Sport

    Fitojnë Ballkani e Drita

    Reporteri
    20 Gusht 2023 | 19:20

    Ballkani ka regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje të këtij edicioni të Superligës së Kosovës.

    Skuadra e trajneri Ilir Daja ka mposhtur të dielën Feronikelin 74 në Suharekë me rezultat 2-0. Golat u realizuan nga Berisha dhe Ramadani.

    Nga ana tjetër, Llapi ka shijuar fitoren e parë pas humbjes nga Drita në xhiron e parë.

    Skuadra nga Podujeva e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” me golat e realizuar nga Blakqori, Hyseni dhe Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!