Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Triumf Rizën në 16 vjetorin e vrasjen së tij.
Krasniqi ka thënë se Triumf Rizën e ka pasur shok gjatë shkollës së mesme.
“Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
16 vjet pa Triumfin!
Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë.
Pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend.
Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur.
Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!