×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Florian Marku e nokautoi në sekondat e para kundërshtarin, shikoni festën e shqiptarit

    Reporteri
    02 Shtator 2023 | 19:46

    Boksieri nga Shqipëria, Florian Marku ka arritur të shënojë fitore në meçin ndaj irlandezit, Dylan Moran.

    Dueli i zhvilluar në AO Arena të Manchesterit u mbyll brenda disa sekondave, pasi që Marku arriti të nokautonte Moran qysh në raundin e parë.

    30-vjeçari nga Lushnja tashmë i ka 14 fitore në boksin profesionist dhe një barazim.

    Tetë prej fitoreve i ka të arritura me nokaut.

    Marku bokson në kategorinë ‘velter’.

    Më poshtë mund ta shikoni festën e Florian Markut.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!