Lista Serbe tha sot se arrestimet e fundit të serbëve në veri të Kosovës janë vazhdimësi e dhunës së kryer nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që siç pretendojnë ata, i trajton serbët e Kosovës si pengje në procesin e negociatave.
“Sot në rajonin e veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit, regjimi i Kurtit ka arrestuar dy serbë, IE dhe DM, dhe dy të tjerë ende janë në kërkim sipas mediave. Ju rikujtojmë se këto arrestime të bashkëqytetarëve tanë, si dhe rrahja e të rinjve në Graçanicë, vijnë pas refuzimit të Kurtit për të marrë pjesë aktive në dialog dhe për të de-përshkallëzuar situatën në terren”, thuhet në njoftim.
Lista Serbe tha sot se “është e qartë se Kurti po vazhdon me planin e tij për zgjidhjen e çështjeve të hapura politike me dhunë dhe forcë”.
“Ai i trajton serbët në Kosovë si pengje në procesin e negociatave, të cilët mund t’i ngacmojë kur të dojë, dhe në këtë mënyrë i dërgon mesazh Bashkimit Evropian se nuk mund t’i bëjnë asgjë. I bëjmë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që urgjentisht të parandalohen inkursionet e forcave speciale dhe provokimet e tjera të regjimit të Kurtit që rrezikojnë paqen dhe shkaktojnë tensione”, thuhet tutje në deklaratën e Listës Serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.