×
  • Sport
  • Sport / Mesazhet provokuese

    UEFA e dënon Rumaninë për incidentin ndaj Kosovës

    Reporteri
    20 Shtator 2023 | 17:47

    Federata e Futbollit e Rumanisë (FFR) njoftoi të mërkurën se është gjobitur me 52 mijë euro, si dhe është dënuar me një ndeshje pa tifozë të përgjithshëm nga UEFA, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës.

    Më 14 shtator, shtëpia e futbollit evropian, UEFA, njoftoi se hapi procedurë disiplinore ndaj FFR-së, nën akuzat për disa shkelje gjatë përballjes me Kosovën më 12 shtator në Bukuresht , përfshirë për sjellje raciste dhe mesazhe fyese.

    “UEFA ka vendosur ta gjobitë Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, dhe me ndeshjen e radhës mbrapa dyerve të mbyllura”, njoftoi FFR.

    Megjithatë, sipas saj, Rumanisë do t’i lejohet ta mbushë stadiumin me fëmijë nën moshën 14-vjeçare për ndeshjen e 15 tetorit kundër Andorrës.

    Federata rumune akuzohej për sjellje raciste, mesazhe provokuese të natyrës fyese, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve dhe bllokim të rrugë, gjatë ndeshjes së 12 shtatorit, ndaj Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!