Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho tregoi në një intervistë për Euronews Albania se e kur e kishte pranuar detyrën e dinte që kishte një grup të mirë, por edhe që duhej shumë punë.
Kjo ishte arsyeja, tha trajneri Sylvinho pse vendosi të vijë të jetojë në Shqipëri, ku jeton prej 9 muajsh.
“Kur mora përsipër këtë punë e dinim që kishim një grup shumë të mirë dhe që duhet të punonim shumë, prandaj erdhi edhe vendimi që të vija të punoja të jetoja në Tiranë ku jetoj që prej janarit. Një nga pikat kryesore pse arritëm bashkëpunimin është që të gjithë flisnin italisht dhe kjo nuk më detyron që të komunikoj përmes një përthyesi. Zgjodha të jetoj në Tiranë pasi puna siç duhet, bëhet nga federata, nga zyra pastaj udhëtohet dhe shikohen futbollistët”, tha trajneri brazilian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.